Sot është ditë e veçantë. HostPrive beta është publikuar zyrtarisht.
Pas muajsh punë, jemi gati t’jua tregojmë platformën që do donim ne vetë kur filluam të punonim me hosting për herë të parë. Pa cPanel, pa menu komplekse, pa ndjesi se “jam i humbur”.
Çfarë e bën HostPrive ndryshe
Imagjino që dëshiron të krijosh një faqe WordPress për kompaninë tënde. Sot, te ofruesit klasikë, do duhet të:
- Të hysh te cPanel (10+ ikona)
- Të krijosh database manualisht
- Të shkarkosh WordPress
- Të konfigurosh wp-config.php
- Të krijosh subdomain
- Të menaxhosh DNS records
- Të konfigurosh SSL
Te HostPrive: thua “Krijo një faqe WordPress për blog.example.al”. AI bën gjithçka në 30 sekonda.
Çfarë do gjeni te beta
- Tre plane: Standard €5, Premium €15, Business €50
- AI Assistant: Claude AI integruar te paneli
- DNS Global: 4 nameservers anycast (3 EU + 1 USA)
- Hardware EPYC: 96-core servera te Hetzner
- Mbështetje në shqip: Ekipi në Tiranë + AI që flet shqip
Si të nisësh
Krijo llogarinë falas — 14 ditë provim pa kartë krediti. Të takohemi te paneli!
— Artur, founder