cPanel u krijua në 1996. Pra 30 vjet më parë. Kjo nuk është një kritikë — vlerësoj punën e inxhinierëve që e ndërtuan dhe e mbajtën gjallë. Por bota ka ndryshuar.
Problemi tradicional
Hosting tradicional supozonte një gjë: klienti është teknik. Që njeh portat e SMTP-së, kuptimin
e htaccess, dhe se si vendos wp-config.php.
Sot? 80% e klientëve të mi nuk dinë asnjë nga këto. Janë:
- Pronarë restorantesh që duan një faqe meny
- Studio e arteve grafike që duan portfolio
- Stardup-e të vogla që duan blog dhe pricing page
- Agjencitë që menaxhojnë 20+ klientë
Asnjë prej tyre nuk duhet të kuptojë php.ini. Por sot duhet — sepse cPanel e kërkon.
Sa kohë humb ngjarja?
Lab test që bëmë: një përdorues mesatar humb 47 minuta për të krijuar dhe konfiguruar një site WordPress te cPanel — duke përfshirë lexime të Help-it, telefonatat me support, dhe gabimet e ndryshme.
Te HostPrive me AI: 3 minuta, nga “krijo një site WordPress” deri te login te wp-admin.
Si AI ndihmon
Claude AI ka kontekstin e:
- Llogarisë suaj — di sa sites keni, çfarë plani, çfarë resource-sh disponibile.
- Komandave standarde — krijo site, fshi, restart, deploy, backup.
- Sigurisë — refuzon veprime destruktive pa konfirmim njerëzor.
- Konventave — di se domain-i juaj te HostPrive automatikisht merr DNS records standard.
Ku nuk vendosim AI
Disa veprime nuk ekzekutohen nga AI pa kontrollin tuaj:
- Fshirje databaze (kërkon konfirmim me typing emrin)
- Force operations që mund të humbasin të dhëna
- Ndryshim plani me kosto financiare
- Akses te të dhënat e klientëve të rinj (te plani Reseller)
Parimi: AI sugjeron + ekzekuton hapat e thjeshtë. Njeriu vendos për gjëra të rrezikshme.
Si do evoluojë HostPrive AI
Hapat e ardhshëm:
- Function calling — AI do mund të krijojë sites realisht (jo vetëm sugjerojë), me audit log.
- Embeddings + RAG — AI di përmbajtjen e dokumentacionit tuaj.
- Multi-conversation — kontekste të veçanta për projekte të ndryshme.
- Streaming responses — përgjigje në kohë reale (jo
wait → response).
Filloni eksplorimin
Provo AI Assistant me llogarinë falas. Pyet:
“Cila është mënyra më e mirë për të strukturuar nofkat WordPress për SEO?”
Ose:
“Krijo një subdomain
dev.example.alpër testim, me konfigurim PHP 8.4.”
Përgjigjet vijnë në shqip, me kontekstin tuaj real.
— Artur